Rrëfehet drejtori i anti-terrorit: Si hyra në kampin e ferrit, transmetoni pamjet, shqiptarët s’e meritojnë

Drejtori i anti-terrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano ishte njëri nga njerëzit që ishte pjesë e operacionit për shpëtimin e fëmijëve dhe grave shqiptare në kampin “Al Hol”. Ai ishte prezent në shpëtimin e Floresha Rashës dhe tre fëmijëve të saj bashkë me Endri Dumanin.

Gledis Nano kishte një mesazh që pamjet e asaj që ndodh brenda kampit të transmetohen që shqiptarët të kuptojnë se cfarë ndodh në të vërtetë dhe se asnjë shqiptar nuk meriton të jetojë aty.

Çështja e sigurisë është çështje parësore dhe vetë ekipit që udhëtoi në terren dhe kjo na bënte neve të ndërmerrnim hapa shumë të matur pasi misioni jonë nuk ishte thjeshtë për të shkuar në kamp, për të udhëtuar atje, por misioni kryesor ishte për t’u rikthyer me një rezultat pozitiv, të cilin unë them se e kemi arritur për ta kemi sot pasi hapat e tjerë do i ndjekim në vazhdim.

Dua të përmend shumë shkurt është që do doja shumë që ato pamje që janë regjistruar dhe çfarë kemi parë në kampin Al Hol të transmetohen. Kjo për t’u treguar shqiptarëve që nuk kanë lidhje fare me atë jetë atje dhe kjo nuk është një jetë që shqiptarët duhet ta meritojnë atje.

Ne do të përpiqemi t’i kthejmë që ata të jetojnë të lumtur siç u takojnë dhe siç dimë të jetojmë. Atje siç e përmendi konsulli është kampi i ferrit dhe jo kampi Al Hol”, tha Nano

SHKARKO APP