Rrëfehet Lu: Unë, vullnetari që jetova nëAfrikë pa ujë e energji

Ambasadori amerikan, Donald Lu, gjatë një aktiviteti të organizuar nga qendra rinore dhe ministria e Mirëqenies Sociale, ku ka qënë i pranishëm edhe ministri Klosi, ka rrëfyer historinë e tij të jetës si vullnetar duke u bërë thirrje të gjithëve në Shqipëri që të aplikojnë një përvojë të tillë, pasi sipas tij është një velerë për secilin dhe shoqërinë.

“Vullnetarizmi i mirfilltë më ka ndryshuar jetën. Në gjimnaz kam qënë vullnetar në një shkollë të fëmijëve me aftësi të kufizuara, ku pashë dëshirën e tyre për të jetuar jetën pavarësisht kufizimeve fizike. Pasi mbarova shkollën e mesme, edhe në fakultet isha vullnetar. Pas universitetit u bashkova me Korpusin e Paqes në Afrikën Perëndimore, ku kam jetuar në një fshat pa energji elektrike, pa ujë, pa kanale shkarkuese dhe kjo ka qenë pjesa më e vështirë e jetës time larg familjes dhe jo vetëm“, tha Lu gjatë fjalës së tij në aktivitet.

Ambasadori amerikan në Tiranë rrëfeu historinë e tij si pjesë e Korpusit të Paqes, duke theksuar se të gjitha vështirësitë që hasi atje ishin një përvojë e mjaftueshme për vazhdimësinë e jetës dhe sfidat e saj.

“Larg familjes, larg vendit tim, ishte pjesa më e vështirë, ndërkohë perjetimi i kulturave të tjera të reja, mësimi i tyre kanë qenë përvojat, të cilat më kanë ndihmuar të mendoj se çdo gjë që bëja, do më ndihmonte gjatë rrugës së jetës, rrugë në të cilën do të takoja dhe gruan time të mrekullueshme”, u shpreh Lu.

Ai shtoi në përfundim se do të ishte i lumtur dhe me kënaqësi do të kthehej në Shqipëri pas disa vitesh, të shohë se si do jetë Shqipëria dhe si do funksionojnë gjërat.

SHKARKO APP