Rrëfehet Marsida Qatja: Dritan Haxholli do na vriste të gjithëve, njollat e gjakut po i pastroj vetë
Marsida Qatja ka folur për ngjarjen e një dite më parë në Kavajë, ku u vra Dritan Haxholli. Në një intervistë për mediat, Marsida thotë se nëse Dritan Haxhollit nuk do t’i kishte ngecur arma, “ai do na kishte vrarë të gjithëve”
Thotë se Bledar Toçin e kishte shok dhe i kishte kërkuar ndihmë, pasi Dritan Haxholli i vinte çdo natë në shtëpi.
“Bledarit unë i kërkova ndihmë, i thashë që më vjen çdo natë. Marsid, më tha, do vij unë. Me kë je në shtëpi? Vetë me çunin e vogël. Ok, tha, të jetë dhe një njeri tjetër që mos mendohet keq. I thashë- kam edhe Xhuljon, që Xhuljo rri shpesh me mua”, tha u shpreh Marsida.
Për Bledar Toçin, Marsida foli me superlativa, duke thënë se ai duhet të ngrihet në detyrë.
“Ndërsa pjesën e Bledarit, jo se është shoku im, por mendoj se ai duhet të ngrihet në detyrë. Ai bëri diçka që ne do të kishim vdek të gjithë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im. I gjuajti Bledarit dhe prapë Bledari nuk bëri gjë. Kur donte të gjuante fëmijën tim, Bledari kërkoi vetëmbrojtje”, u shpreh.
Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 të natës, teksa rrëfen se Dritani i drejtoi armën Bledarit.
“Dritani i ra dritares ku në ishim ulur. Direkt tha: do ju vras. I thashë hajde qetësohu dhe flasim si njerëz. Hapi derën dhe i tha: Qenke ti Bledar Toçi dhe i gjuajti. Bledarit i tha ule armën në tavolinë, nuk kam armë, i tha, kam ardhur të sqarojmë si njeri”.
Ajo tha se me burrin ka marrëdhënie të mira, ndërsa tregoi se nuk i ka treguar akoma për ngjarjen.
” Këtë pjesë e vuaj shumë”, u tha ajo gazetarëve.
Thotë se njollat e gjakut po i pastron vetë, sepse asnjë nuk mund ta bënte.