“Rrëfej dramën e jetës sime”, Flutura Acka flet për librin e ri: Do ta publikoj në shtator për publikun
Shkrimtarja Flutura Acka, duke folur në “Neës 24”, deklaroi se së shpejti do të publikojë librin e saj më të ri.
Acka zbuloi se librin e saj të ri do ta publikojë në shtator, ndërsa tha se ai (libri) flet për jetën e saj personale, për dramën që ajo ka kaluar.
Më tej, Acka u shpreh se mesazhi i saj është se pavarësisht vështirësive që kemi në jetë, duhet ta duam atë, pasi kemi vetëm një.
“Në maj po përgatisja ta nxjerr librin, por në shtator do ta publikoj për publikun, sepse ndikoi edhe pandemia e koronavirusit. Është libër autobiografik, është jeta ime, drama ime, janë gjërat e mia. Është libër që i drejtohet jetës në tërësi. Me këtë libër dua të them se packa një drame që kalon njeriu është me rëndësi të kuptojmë se jeta është shumë e rëndësihme”, tha Acka.
Flutura Acka, duke folur për koronavirusin dhe situatën në tërësi, deklaroi se njerëzit në Shqipëri duhet të respektojnë më shumë masat ndaj Covid-19.
“Duhet që të respektohen normat, sic flasin specialistë dhe eskpertë të kësaj fushe. Kemi shumë shkujdesje nga shqiptarët dhe duhet të marrë fund kjo gjë. Duhen respektuar normat, të tilla si distanca sociale etj. Duhet që të përdoret edhe maska masivisht. Në shumë institucione ka shkujdesje të tepruar. Mendoj se ka nevojë më shumë kontroll, pse jo të punësohen vullnetarë. Për disa muaj duhet që të ndryshojmë sjelljen tonë, të respektojmë distancën, të mbajmë maskën”, vlerësoi ajo.