Rrëfimi i Ali Ahmetit për vrasjet në Kumanovë

 

Gazetari Milaim Zeka, që ka qëndruar disa ditë në Kumanovë, në një postim në Facebook përshkruan ato që ai i cilëson si prapaskena të terrorit atje. Postimin në profilin e tij në Facebook, ku përflitet  biseda e tij me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Prapaskenat e terrorit në Kumanovë

Dje në mengjes, së bashku me kameramanin Bledi Tola, ishim nisur për në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Planet tona ishin, që përpos rrefimeve të popullatës, të intervistonim edhe liderin shqiptar, Ali Ahmetin, dhe atë të opozitës Zoran Zaev.

Ndërkohë që po prisnim të shkonim tek Zaevi, një telefonatë me Ali Ahmetin na e ndryshoi planifikimin e orarit të punës.

Kur arritëm në zyrat e BDI-së, unë u ngjita lart, ndërkohë që Bledi po merrte pamje.

Me të hyrë Aliu, e pashë që përpos që ishte i lodhur, ai ishte edhe tepër i merzitur.

– Nuk e di se kujt ju desh kjo. Askush nuk po e merr vesh. Shumë  e rëndë. Dikush deshi të ma lejë kopilin në derë, thoshte Aliu dhe po rrënqethej.

– Po edhe ne gazetaret kemi mungesë te informacionit- i thashë. Edhe ne kemi rënë viktimë e informacionit. U tha që u vra një vajzë 8 vjeçare, po doli të ishte gënjeshtër.

– E pash shkrimin tënd lidhur me këtë. Hallall për kritikat që mi ke bërë, po ata që pasuan se ka edhe fëmijë të vrarë, ata deshën diçka tjetër.

– Shikoni njerëz të dëshmuar si ish argatë të Beogradit, apo një gazetar këndej më vuri epitetin e tradhëtarit. Me krahasoj me Rrahman Morinën. Edhe  ku?  Në televizionin  publik. Pa pyetni për këtë gazetar, se çfarë sllavofili është. Ky farë zotëri Selmani, me 2001, UCK-në  në  Maqedoni e ka quajtur terroriste. Njëlloj ka vepruar edhe Baton Haxhiu. Dhe prapë këta në skenë.

– Po a dihej për aksionin që do ndërmerrte policia?

– Te gjithe flisnin. Po ishin llafe kafeneshë. Unë direkt dhe indirekt kam qënë kundër akteve të dhunës. Me faktorin ndërkombëtar kemi kordinuar çdo veprim. Planet kanë qënë dhe janë, nga pala maqedone, që të ndahet vendi. Unë kam qënë dhe jam kundër.

– Po mire, të gjitha përgjimet ekzistojnë. Pse po mohoni që keni komunikuar me grupin e armartosur?

– Une nuk e mohoj. Menduh Thaçi tha se në vend të Sami Ukshinit, gjoja paska komunikuar me Sami Lushtakun. Lushtaku e demantoi. Po të kthehemi tek unë.

Në ora 8 të mëngjesit më kanë thirrë në telefon. Ishte Muhamet Krasniqi-Malisheva.

– Kryetar, të lutemi na ndihmo. Nuk më ësjtë drejtuar tradhëtar, po kryetar. Do bëjë  çka mundem i thashë. Po duhet të lidhem me zyrat e huaja. Mundet të ju vrasin të dorëzuar dhe na prejnë në besë.

Fill i kam urdhëruar tre nga ministrat e mi të ndërmjetsojnë. Në anën tjetër, jam lidhur me ndërkombëtarët.

Per kete ka inçizime. Do kërkoj të bëhen publike.

– Po mirë, pse nuk tërhiqeni nga qeveria?

– Për momentin do ishte tepër keq dhe do bëheshim sikur jemi me faj.

– Po sa keni informacione për të vrarët?

– Ka pasë vështirësi në identifikimin e të vrarëve. Po me keqardhje ju them që Beg Riza dhe Mirsad Ndrecaj, janë në mesin e të vrarëve. Këtë konfirmim e kemi marrë edhe nga policia e Kosovës.

Do bëjmë çmos që edhe të burgosurit të trajtohen si duhet, përfundon Ali Ahmeti, duke qënë i bindur që në ditët në vazhdim, do te ketë zhvillime dramatike në vend…

SHKARKO APP