Rrëfimi i Ardit Gjebresë për spiunin e Sigurimit që e shpëtoi nga internimi

Vitet e komunizmit ishin mjaft të vështira për shqiptarët që jetonin nën terrorin e Sigurimit të Shtetit. Kjo strukturë, vendoste spiunë nëpër institucione të ndryshme persona që askush nuk mund ta besonte.

Një histori të veçantë ka treguar në Facebook edhe Ardit Gjebrea për një shokun e tij. Perosni i reklrutuar nga Sigurimi mbante pseudonimin “arstisti”, dhe ishte vënë për të përgjuar Ardit Gjerebnë. Por sipas moderatorit bashkëpunëtori i regjimit i ishte lutur të mos fliste keq për regjimin sepse ishte rekrutuar për ta spiunuar.

Statusi i plotë

Dikur, ne vitet ’80 e vetmja dritare me ajer ndryshe per shqiptaret, ishte televizioni italian. Fshehurazi, me antena punedore, shihej “me miza” (sic i thonin dikur) kanali TV qe te mbushte me muzike, sport, filma etj.

I prirur nga muzika, kur mbaronte San Remo, te nesermen ne shkollen e mesme, sapo filluar, komentoja me pasion c’kisha pare ne TV dhe riprodhoja kenget qe mbaja mend.

Keshtu kaloi pak kohe dhe nje dite, nje shok i shkolles, me terhoqi menjane e me thote: “Eja te te percjell ne shtepi”.
Ishim vetem 16 vjec kur nisi te me thote: “Te lutem mos komento më per TV italian, te lutem mbylle gojen se po më merr ne qafe”.

U cudita, pasi ishte nje nder shoket e mi te mire. Po nuk e la cudine time te pakej kur shpertheu: “Une nuk kam faj, por me detyruan te firmos dhe jam bashkepunetor i sigurimit te shtetit”.

Filloi te me tregoje se si e kishin detyruar ne rruge te ndiqte dike, e kishin futur ne nje shtepi perdhese dhe me detyrim, duke qene se Partia kish nevoje per informata te njerezve qe nuk e donin, ai duhej te raportonte cdo muaj, per njerezit qe propagandonin kunder regjimit.

Nuk i besoja vesheve! Nuk fola. Qe nga ajo dite “artisti” (keshtu e kish pseudonimin) me tregonte se si te pakenaqur nga raportet e tij, e kishin edhe rrahur keq, sepse nuk i spiunonte shoket. Dhe ishte nje djale shume i mire vertete.

Nuk i beri asnjehere kujt keq, por me nderrimin e sistemeve, ajo firme adoleshenti e beri gjithsesi te ndihej keq dhe iku. Iku jashte vendit, sepse nuk duronte dot turpin dhe bente cdo lloj pune per te mbajtur familjen e tij.

Mora nje lajm te hidhur… “Artisti” na ka lene… pa u bere dot kurre artisti qe enderronte, për të na lënë ne të vijonim rrugen, sepse mund të na kish bere gjemen dhe kush e di ku mund te ishim me kenget italiane qe kendonim atehere, si shume e shume te tjere.

Dhe teksa po bekoja shpirtin e tij sot, mendova gjithe ata “te zellshem” qe ne ate kohe derguan sa e sa neper burgje apo ne internim per agjitacion e propagande dhe sot, pa i vrare ndergjegja, duke ditur qe dosjet nuk do hapen ndonjehere, kush e di ku i kemi?!

Ne ndonje vend pullumbash, ku prape ndoshta bejne keq, ne ndonje biznes privat ku me njohjet e tyre bllokojne te tjeret me konkurence te pandershme, ne ndonje auditor ku japin leksione edhe morali etj, etj, etj.

Dhe ata jane te sigurte nen ombrellen e jomoralit dhe mosguximit te sistemit qe dosjet nuk i hap, por edhe mund t’i kene zhdukur nga frika e ndonje kasaphane kolektive. Kush e di ku e kane gjetur pasqyren magjike qe “mbron” ndergjegjen inekzistente!

“Artisti” iku ne paqe me veten dhe me ne, per te lene pas sa e sa firma qe si kucedra ende jetojne me panginjen e te keqes. Paqe aty ku je, miku im i mire!

https://www.facebook.com/ArditGjebreaFaqjaZyrtare/posts/10154096583629805

SHKARKO APP