Rrëfimi i babait të 4 fëmijëve, trondit sallën e gjyqit (VIDEO)

Vjon në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, seanca ndaj 23 të ndaluarve të protestës në ”Rrugën e Kombit”. Fjala e Lulzim Popës, babait të 4 fëmijëve, njërit prej të ndaluarve, ka prekur sallën e gjyqit me qetësinë e saj, me kthjelltësinë e mendimit, me dëshpërimin që ka shpalosur.

“Ne populli kuksin, hasian, tropojan, kosovar dhe gjithë populli shqiptar kemi dalë për të mbrojtur ”Rrugën e Kombit”. Ajo është rruga e shqiptarëve. Ajo është rruga e shqiptarëve, jona. Ne nuk kemi vënë barriera atje, barrierën na e vuri shteti: taksa, tatime, aty ku nuk kishte më për t’i përballuar. Në vendin tonë duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar: me taksa, me tatime dhe po na del shpirti, s’kemi ku ta çojmë më tepër. Në vendin tonë duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar: me taksa, me tatime dhe po na del shpirti, s’kemi ku ta çojmë më tepër. S’kemi ku të shkojmë më tepër! Mënyra si na kanë marrë…Nuk na kanë marrë si qytetarët shqiptarë. Unë kam rritur katër fëmijë dhe nuk kam pasur kurrë në jetën time ndonjë proces kriminal. Ne na kanë marrë si kriminelë. Kanë ardhur e kanë thyer dyert në mënyrën më çnjerëzore, të maskuar…Kam pasur nusen e djalit aty, shtatzanë”,-ka thënë Popa.

{“videoid”: “1129318”, “sid”:”16″}

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?