Rrëfimi i Ballist Morinës, nga ideja për dronin te revolja “Made in Serbia”

 

Pasi investoi me mijëra dollarë dhe me qindra e orë të planit të tij, në momentin kur lëshoi dronin mbi qiellin e Beogradit, Ismail Morina e kuptoi se kishte bërë vetëm një gabim: ngatërroi fanellat e lojtarëve në fushë.

Ismail Morina, 33-vjeçar,  ishte duke qëndruar në një nga kullat e Kishës së Shenjtë Archangel Gabriel në Beograd, kryeqyteti i Serbisë. Nga atje ai mund të shihte në stadiumin Partizan, ku ekipet e futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë ishin duke luajtur një ndeshje kualifikuese të tensionuar për Kampionatin Evropian 2016. Ndeshja ishte pa gola, kur pjesës së parë po i afrohej fundi.

Në duar Morina kishte një telekomandë pilotimi  të një droni, i cili mbante një flamur të madh nacionalist me shqiponjën me dy krerë, simboli shqiptar. Ismail Qemal dhe Isa Boletini ishin pjesë e flamurit ku lexohej edhe “Autoktonë”. Ashtu ishte ideuar e ardhmja e vendit të Shqiponjave nga baballarët e kombit shqiptar, që në momentin e pavarësisë.

Flamuri ishte gati për të nxitur një protestë, një incident diplomatik midis dy vendeve të Ballkanit, si dhe të bëhej lajm dite në të gjithë botën.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd u braktis “për shkak të trazirave në fushë.” “Serbia ishte e veshur me  fanella të kuqe dhe Shqipëria të bardha”, thekson Morina.

Ismail Morina i cili pilotoi dronin në tetor 2014 në ndeshjen Serbi- Shqipëri nuk u ndal, por incidenti bëri që të ndaloheshin me dhjetëra njerëz të tjerë.

Droni fluturoi mbi fushë teksa lojtarët, zyrtarët dhe tifozët shikonin në qiell plot konfuzion. “Mbaj mend se sa qetë shikohej në fillim,” kujton Morina. “Dhe pastaj ata panë shqiponjën e zezë. …”

Problemi Morinës ishte se ai kishte pilotuar dronin shumë afër me një lojtar serb. Mbrojtësi i Serbisë Stefan Mitrovic mori flamurin dhe u uli pajisjen në tokë. “Unë nuk e kuptova se ai nuk ishte shqiptar derisa e pashë, ishte tepër vonë," tha Morina.

Lojtarët shqiptarë dhe ata serbë luftuan për kontrollin e flamurit, teksa ultrasit serbë dhe të tjerë pushtuan fushën, hodhën fishekzjarre dhe sende të forta nga tribunat. Lojtarët shqiptarë u futën në tunel, dhe ndeshja nga zyrtarët, u ndërpre.

Teori të ndryshme të konspiracionit janë ofruar për identitetin e pilotit të dronit. Fillimisht është raportuar në Serbi se fajtori ishte vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Dhomat e zhveshjes së shqiptarëve u kontrolluan nga policët serbë që kërkonin për ndonjë dëshmi, por dolën duarbosh. Në fakt, në atë moment, pilot i vërtetë i dronit ishte duke ecur nëpër rrugët e pasme të Beogradit, duke u fshehur nga policia, në përpjekje për të larguar nga Serbia.

Pasojat e dronit ishin të paparashikueshme. Qeveria serbe e konsideroi dronin dhe flamurin provokim. “Nëse dikush nga Serbia do të kishte hedhur një flamur të Serbisë së Madhe në Tiranë apo Prishtinë, ajo tashmë do ishte në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, gazetës Blic.

UEFA, organi qeverisës i futbollit europian fillimisht vendosi masa më të ashpra kundër Shqipërisë, por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ktheu këtë vendim në korrik, duke ia dhënë fitoren 3-0  Shqipërisë, si dhe Serbisë i hoqi 3 pikë për dështimin e kontrollimit ndaj turmës.

Sanksionet nuk i dhanë më asnjë shans Serbisë, për kualifikimin në “Euro 2016”, turne i vitit të ardhshëm në Francë. Por këtë të enjte, Shqipëria dhe Serbia, do të takohen përsëri, në qytetin e Elbasanit. Gati një vit më vonë, autori i incidentit me dron,- Morina – mbetej ende shqetësim nga autoritete për këtë qytet.

Origjina e dronit nisi në vitin 2010. Ai kishte mbaruar turnin e tij duke punuar mbi një vinç në Milano, ku kishte jetuar për gjashtë vite me gruan e tij italiane, dhe dy fëmijët. Kur ai u kthye në shtëpi, pa në TV, Italinë që po luante ndaj Serbisë në një ndeshje kualifikuese të Kampionatit Europian 2012. Ndeshja u ndërpre pas shtatë minutash për shkak të dhunës e trazirave. Dy mbështetësit serbë me maska ​​u ngjitën mbi një gardh dhe dogjën një flamur shqiptar.

“Unë nuk mund të besoja atë,” tha Morina.

UEFA shpesh ndan ekipet, që kanë të bëjnë me çështje politike. Armenia dhe Azerbajxhani janë të ndara gjatë turneut të UEFA-s për shkak të konfliktit të tyre të pazgjidhur mbi Nagorno-Karabakh. Ekipet ukrainase dhe ruse apo edhe klubet e tyre, ishin të ndara gjatë Europa League sezonin e kaluar dhe Champions League për shkak të konfliktit në Lindjen e Ukrainë. Megjithatë, mbi shortin për fushatën Euro 2016 që u hodh në shkurt të vitit të kaluar, Shqipëria dhe Serbia janë lejuar të vendosen në të njëjtin grup, sepse, një zyrtar i UEFA tha, ata nuk kanë qenë drejtpërdrejt në luftë. (Por një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve etnikë jetojnë në të gjithë Ballkanin, më shumë në Kosovë, ku në vitin 1999 Serbia u përpoq për të shtypur një kryengritje të popullatës shqiptare që kërkonte liri. Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, por Serbia nuk e njeh atë.)

Kur Morina mësoi se ndeshja e parë Shqipëri-Serbi do të jetë në Beograd, ai vendosi të jetë sa më “perfekt” për të qenë edhe protagonist i saj.  Duke parë një dron në një dritare të një dyqani në Milano, e bleu atë dhe filloi të praktikojë fluturimet e tij, duke menduar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Në udhëtimin për në  Beograd ai besonte – gabimisht – se loja do të zhvillohet në stadiumin e ekipit tjetër Cervena Zvezda, dhe planet i kishte bërë ndryshe, por më pas Morina e kuptoi gabimin e tij, pasi përdori “Google Maps” për të zgjedhur pesë ose gjashtë vende të reja. Në fund, ai vendosi të qëndronte në Kishën e Shenjtë Archangel Gabriel, e cili ndodhej përballë stadiumit të Partizanit të Beogradit.

“Ishte e lehtë,” – tha ai. “Nuk ishte askush për të ndaluar mua.”

Pas dronit,  që u lëshua në qiell, Morina iku në këmbë, duke u përpjekur për të marrë përsëri makinën që kishte parkuar gati një milje larg. Kur pa dy policë, siç tregon ai, i mbështjellë nën një makinë të parkuar ka pritur sa të iknin për të kaluar. Shumë shpejt u fut në autostradën në jug, dhe disa orë më vonë ai kishte kaluar kufirin për në Kosovë.

“Unë ende mendova se kishte dështuar në këtë pikë,” tha ai. “Pastaj kam marrë një telefonatë nga një mik në Itali. Ai më tha: “Njeri, ju jeni i famshëm.”

Misioni i Morinës, sipas tij, ishte për të dërguar një mesazh. Flamurit i ishte bashkangjitur droni  me shqiponjën dykrenore, një hartë e Shqipërisë së Madhe – një koncept nacionalist që përfshin edhe territore në Maqedoni, Greqi dhe Serbi – dhe datën kur Shqipëria fitoi pavarësinë nga osmanët, në 1912. Në fund ishte fjala Autochthonous, një fjalë nga anglishtja që do të thotë indigjene, apo vendas.

“Unë jam një patriot, jo një nacionalist, dhe kam zgjedhur atë që thonë serbët se shqiptarët janë autoktonë në Ballkan,” tha ai javën e kaluar, i ulur në një kafene në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. “Kjo nuk do të thotë se serbët nuk mund të jetojnë këtu,” shtoi ai. “Por, ata duhet të respektojnë flamurin tonë.”

Në Shqipëri, droni e ka bërë Ismail Morinën, apo siç njihet ndryshe Ballist Morinën, gati një hero kombëtar. Çdo ditë diskutohet nga dhjetëra njerëz – studentë, veteranë të luftës. Veprimet e tij ende diskutohen në televizionet shqiptare rregullisht, edhe pse jo gjithmonë janë të favorshme. “Një analist në TV tha se unë isha pjesë e ISIS, sepse flamuri ishte i zi, dhe se unë u pagova nga shërbimet sekrete të Serbisë!”, thotë ai.

Ndeshja e së enjtes mund të jetë një moment historik. Të paktën një vend në zonën “play-off”, Shqipëria e ka siguruar dhe mund të shkojë për herë të parë në turneun e madh ndërkombëtar, duke mposhtur Serbinë. Por, Federata Shqiptare e Futbollit ka thënë se Morina nuk do të jetë në stadium; ndeshja është konsideruar me rrezik të lartë nga UEFA, që do të thotë se nuk ka as tifozë serbë – duke lënë mënjanë 70 studentë – që kanë kohë që kanë ardhur dhe do të lejohen të marrin pjesë pas një projekti mes Ministrisë së Arsimit në Shqipëri dhe asaj në Serbi .

Por edhe pas ndeshjes së parë, jeta nuk do të jetë njëjtë për Morinës. Ai tani është kthyer në Shqipëri përgjithmonë, duke lënë Italinë tre ditë pas incidentit të dronit, sepse, thotë se “njerëzit e dinë se ku jetoj me familjen time.”

Ai është njohur edhe nga kërcënimet e bëra ndaj tij në internet, dhe e ka dëgjuar edhe historinë se ka një shpërblim për kapjen e tij. “Nuk jam i shqetësuar në lidhje me shtetin serb, por me grupet ekstremiste,” tha ai.

Ballist Morina, një ditë para ndeshjes së dytë me Serbinë,  u arrestua nga policia me një armë që e kishte blerë kohët e fundit. Ai thotë se e mbante atë, me vete, në çdo kohë. Morina mbante një pistoletë Zastava “Made in Serbia”. Policia Shqiptare, për armën që ai mbante duket se kishte dijeni. Kjo pasi, në artikullin që i ka kushtuar “NY Times”, Ballist Morina, në fund ka treguar se mbante edhe armën, me të cilën u ndalua sot, për të pritur ndoshta përfundimin e ndeshjes, Shqipëri-Serbi, i izoluar me qëllim të mos krijojë incidentin e radhës.     

SHKARKO APP