Rrëfimi i Bujar Kapexhiut: Si e refuzova urdhrin e PD për ta hequr Ramën nga puna

Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka rrëfyer në “Mes dy Botëve”, përballë Helidon Halitit në RTSH se nga Partia Demokratike kishin ngulur këmbë të hiqnin Ramën nga pozita e pedagogut kur ai jepte mësim në Akademinë e Arteve.

Pjesë nga biseda në studio

Bujar Kapexhiu: Partia demokratike më thonin që largo Edi Ramën dhe unë nuk pranoja ta hiqja sepse ishte pedagog me vlerë.
Helidon Haliti: Po, unë e kam pasur vetë pedagog.

Bujar Kapexhiu: Kështu që unë nuk e hoqa, nuk e hoqa ndoshta për këtë gjë kam një njollë të zezë në biografi.

Helidon Haliti: E meritoni ama, por kur bëri ekspozitën në galerinë kombëtare drejtor ka qenë Nestor Jonuzi, nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj drejtor, e hoqën se i bëri ekspozitën Ramës.

Bujar Kapexhiu: Hoqën Nestorin për të njëjtën gjë e pastaj më hoqën dhe mua, kështu që ishte njollë që të mbash pedagog një njeri të talentuar.

SHKARKO APP