Rrëfimi i Guro Zenelit: Mehmeti donte ta arrestonte Ramizin
Ramiz Alia kishte frikë se përgjohej nga Sigurimi i Shtetit. Dhe kjo, pasi sipas tij, atë e kishin inat pasi ishte i zgjedhuri i Enverit. Madje kanë dashur edhe ta vrasin.
Kjo dëshmi jepet nga vetë ish-shefi i kabinetit dhe sekretari personal i Ramiz Alisë, Guro Zeneli, njeri i besuar i tij, por edhe bashkëpunëtor i ngushtë, i cili në një intervistë rrëfen detaje dhe ngjarje të zakonshme brenda kështjellës komuniste.
“Ramizi ishte shumë i vëmendshëm. Mehmeti ka dashur ta arrestojë Ramizin. Ramizin kanë dashur ta arrestojnë në ’73 në Vlorë. Donin ta eliminonin. Ramizi ishte më i besuari i Enverit”, pohon ai.
Duke shtuar më tej se ana njerëzore e Ramizit binte shpesh në sy. Sipas tij, ai kishte shumë kulturë.
“Kishte mbaruar Universitetn e Moskës për filozofi dhe gjuhësi”, shprehet gjithashtu ai.
KOHA JONË SONDAZH

