Rrëfimi i një nëne: Djali 2 vjeç humbi jetën, babai i tij nuk erdhi as në varrim
Violeta Hysa ka treguar ditën e sotme në “Historia ime”, në Tv Klan, jetën e saj të vështirë. Ajo martohet me mbelsëri kur ishte vetëm 18 vjeç, lind 3 fëmijë dhe më pas ndahet nga bashkëshorti për shkak të dhunës psikologjike dhe fizike që ai ushtronte ndaj tyre.
Mes shumë vështirësive arrin të nisë jetën nga e para sëbashku me fëmijët. Njihet dhe fillon bashkëjetesën me një tjetër person, i cili bëhet babai i fëmijëve të saj. Gjithçka ishte duke shkuar mirë, deri në momentin kur një zjarr brenda shtëpisë shkakton humbjen e jetës së djalit të saj.
Violeta Hysa: Më ndihmoi një zonjë, fillova të punoja banakiere në një lokal deri në Shtator 2008. Atë ditë kur po kthehesha për të shkuar në shtëpi, ndodhi dhe fatkeqësia që u dogj shtëpia.
Mirela Milori: Ti ndërkohë jetoje vetëm apo ishe njohur me dikë?
Violeta Hysa: Isha njohur me dikë.
Mirela Milori: Pra fillove bashkëjetesën?
Violeta Hysa: Po fillova bashkëjetesën.
Mirela Milori: Çfarë ndodhi atë ditë?
Violeta Hysa: Atë ditë kur shkova tek shtëpia, mora gocat dhe dola jashtë për momentin se djali ishte në gjumë. Ishte ora 5 pasdite, i mora gocat thashtë të blija bukë dhe gjëra, të bëja darkën. Kur pashë njerëzit që po vraponin, hyra brenda, por kishte marrë shtëpia flakë nga korrenti, nuk ishin instalimet e mira. Ka qenë një prizë afër krevatit dhe kishte marrë flakë. Hyra, por se nxorra dot jashtë djalin, e kishte mbytur tymi. Arritëm e çuan në spital. Mua më ra të fikët për momentin, e kishin marrë komshinjtë e çuan në spital. Pas një ore arrita në spital, por prapë nuk arriti asgjë.
Mirela Milori: Sa vjeç ishte djali?
Violeta Hysa: 2 vjeç e dy muaj. Më ka ardhur familja ime që e ka marrë, i kemi bërë ceremoninë në fshat tek familja ime, me mundësitë e atyre, se unë isha në gjendje depresive. Babai im lajmëroi dhe familjen e ish- bashkëshortit po asnjë nuk u interesua, nuk erdhi.
Mirela Milori: Po ish-bashkëshorti, babai i djalit erdhi?
Violeta Hysa: Jo asnjë nuk erdhi!
Më tej, Violeta tregon se kaloi në depresion për shkak të djalit, por fakti që ngeli sërish shtatzënë dhe lindi djalin me bashkëjetuesin, e përmirësoi gjendjen e saj. Por familja e tij nuk e donte dhe kërkoi ndarjen e tyre.
Violeta Hysa: Në 2011 ishte djali pak sëmurë dhe lajmëroi ai nënën e vet dhe kur erdhi ajo tek spitali kishte reagime që ta merrte djalin dhe mos kishte më asnjë lloj lidhje me mua.
Mirela Milori: Të merrte nipin apo djalin e saj?
Violeta Hysa: Të dy!
Mirela Milori: U përballe me të?
Violeta Hysa: Normal që u përballa i thashë meqë po zgjedh nënën tënde vazhdo me të, unë djalin s’ta jap. Normal u largua, shkoi tek familja e vet.