Rrëfimi i shqiptarit të ISIS: Ja peripecitë e mia në 4 vjet xhihad

Abud Tarabi, është njëri prej të rinjve shqiptarënga Kosova, të cilit iu 'shpëla truri' për t’iu bashkuar organizatës më famëkeqe në botë. asaj të ISIS.

Në një rrëfim të tij në gjuhën shqipe, ky i ri tregon se si e mori rrugën për në Siri për të luftuar, duke menduar se rruga që ai po merrte, është rrugë e Allahut.

Ai tregon gjithashtu se ka qëndruar 4 vite në tokën siç ai e quan të xhihadit dhe sipas tij kjo është një përvojë e paharrueshme për të.

”Është një përvojë e paharrueshme, jam kanë në masekeshim Sylejman, aty kemi bërë ushtrime ushtarake, përgatitje për xhihad dhe pas një kohe të shkurtë na kanë rrethuar grupi i Gjij Shij Kurit, që quhet me emrin ‘Zinki’, pas një rrethimi të një 10-ditëshi, aty jemi kanë të dobët, pa armë, pa municion, pa ushqim dhe rrethimi ka qënë i papritur.

Nga sulmi që na bëri ky grup u sulmuam shumë vëllazni, ku kanë rënë shehid disa”,- rrefen xhihadisti nga Kosova.

 

SHKARKO APP