Rrëfimi i tronditës i infermierit parisien që mjekoi kamikazin

 

David, 46 vjeç është infermier në Paris. Natën tragjike të 13 nëntorit ai ishte në një darkë në Comptoir Voltaire, kur papritur  një flakë jo e zakonshme përfshiu lokalin. Një javë pas ngjarjes së tmerrshme ai i ka treguar një kronisti të Reuters momentet e tmerrshme ku u përfshi. “Mendova për një rrjedhje gasi. Në fillim askush në lokal nuk mendoi se kishin të bënin me një akt terrorist, mendonim për shpërthimin e një tubi gasi”

“Bërtita menjëherë të mbyllnin gazin, pasi mendova një shpërthim, më pas vendosa të ndihmoja të plagosurit”

Më pas David u drejtua drej një burri i cili ishte i shtrirë midis një tavoline në karriget e rrëzuara në taracë, i cili nga të gjithë dukej më rëndë

“Ishte i gjakosur, por i vetëdijshëm, kishte një të çarë 30 centimetra në njërin krah. Shqyeva bluzën dhe pashë një lidhje fijesh në ngjyrë të bardhë, të zezë, të kuqe dhe portokalli dhe mënjëherë e kuptova që përpara meje ishte një terrorist kamikaz”.

Kur erdhën ndihmat e para, një zjarrëfikës bërtiti duke na thënë të largohemi sepse brezi i eksplozivit nuk kishte shpërthyer plotësisht: kishte shpërthyer vetëm pjesa sipër.

Burri të cilit i referohet David dhe që po kërkonte ta rianimonte ishte në fakt Ibrahim Abdeslam, një nga përgjegjësit e sulmeve në Paris. Bomba e tij megjithatë nuk shpërtheu ashtu siç ai kishte menduar dhe vrau vetëm atë pa shkaktuar viktima të tjera.

SHKARKO APP