Rrëfimi i vajzave të rëna në duart e ISIS: Përdhunoheshim 5 herë në ditë, na fiknin cigare në trup

 

“Mos shkoni! Mos lejoni që të ju mashtrojnë me premtime false. Jeta e grave të xhihadistëve është një ferr”, është ky rrëfimi i dëshpëruar i 21-vjeçares, Bushra, 17-vjeçares Munra dhe 22-vjeçares Noor, të cilat janë arratisur nga terrori i xhihadistëve, të cilët i përdhunonin vajzat sistematikisht dhe u fiknin cigaret në trup. Këto janë rrëfimet e frikshme, që vajzat bënë publike historitë përballë një grupi studentësh në Londër. ‘Amar’, fondacioni që merret me viktimat e vendeve në konflikt, i ka çuar ato në Angli për të dhënë dëshmitë rrëqethëse të brutalitetit të Shtetit Islamik, duke shpresuar që të shkurajojnë vajzat që janë gati të niset drejt Sirisë dhe Irakut. Djegiet mbulojnë trupin e Noor. Shenjat e plagëve të shkaktuara nga cigarja, që çdo ditë për një vit rresht, i fikeshin mbi lëkurë. Por më shumë se shenjat në lëkurë, është shpirti ai që do të vazhdojë të rrjedhë gjak.

“Mbaj mend klasifikimin që u bëheshin vajzave. Ata i zgjidhnin dhe i merrnin me vete. Në mesin e tyre kishte vajza që qanin, ulërinin, villnin e të tjerë. Unë u bëra një skllave seksi e një prej xhihadistëve, i cili më shfrytëzonte që të shuante cigaret në trup, në shpinë, stomak dhe këmbë. Pas atyre torturave nuk arrija as që të flisja. Trupin e ndjeja të mpirë dhe mendja më rrinte vazhdimisht tek nëna. Pastaj një ditë mendova se duhet të arratisesha. Duhet tu jepja fund atyre torturave. Edhe sikur të vritesha, kjo nuk kishte rëndësi. Pastaj, gjatë kohës që projektoja arratisjen, dera u hap dhe u futën brenda 6 roje që më përdhunuan”, tregon Noor. Bushra pasi u rrëmbye, tentoi të vriste veten. Preferonte vdekjen se sa duart e pista të xhihadistëve, të cilët ishin gati ta kthenin në një skllave seksi.

“Ditën që më përvetësuan, tentova të vrisja veten. Burri që më kishte blerë, u detyrua që të më çonte në spital. E kisha bërë një gjë të tillë sepse më tha se do të më përdhunonte menjëherë, por vuajta ime u shty për më vonë; një herë kur isha në shtëpi, ai më lidhi duart dhe këmbët e më pas më përdhunoi. Isha e shkatërruar, ndjeja ulërimat e motrave të mia të mitura, që përdhunoheshin nga një distancë e vogël, por nuk arrija që të lëvizja. Që prej asaj kohe, përdhunohesha pesë herë në ditë”. Munira, një tjetër grua e xhihadistëve, tregoi se ishte përdhunuar që në moshën 15-vjeçare, nga një burrë që ishte rreth të 60-tave. “Jemi mbajtur në burg, në një dhomë të vogël sa një dritare. Vazhdonin të na e përsërisnin se ne ishim skllave seksi. Kam parë që të përdhunohen fëmijë 6 vjeç, sikur të ishin të rritur. Ndihesha keq dhe isha e shkatërruar si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. Më përdhunuan çdo ditë dhe ajo periudhë me dukej një përjetësi. Për shkak të përdhunimeve, isha në agoni. Qaja çdo ditë, më mungonte familja dhe motrat”.

Shqip

SHKARKO APP