Rrëfimi i vrasësit të çekëve: Pasi mbarova punët në shtëpi, thashë të grabis ndonjë turist

 

Sokol Mjacaj i dyshuari për vrasjen e turistëve çekë në Dukagjin ka dalë para gjykatësve dhe me një qetësi të frikshme ka rrëfyer krimin e tij.

“Pasi mbarova disa punë që kisha në shtëpi mora automatikun dhe dy krëhëra dhe dola të vjedh ndonjë turist. Kur pashë makinën me targa të huaja i ngrita dorën dhe ndaluan. mDrejtuesi i mjetit me anë të shenjave dhe disa fjalëve anglisht më tha që nuk kishin vend. Atëherë i nxorra kallashnikovin duke e kërcënuar. Gjatë gjithë rrugës e mbaja automatikun në kokën e shoferit me plumb në gojë. Në një pjesë të rrugës ai tentoi të merrte armën dhe ndaj e qëllova”, ka rrëfyer Mjacaj.

Më tej 20-vjecari ka thënë se pas krimit shkoi në fshatin Grudë e Re për të pirë kafe, sikundër bënte çdo mbrëmje. Vrasja e çiftit çek tronditi opinionin publik dhe shkaktoi një zemërim të madh. Sokol Mjacasj u arrestua 48 dorë pasi kishte kryer krimin.

SHKARKO APP