Rrëfimi: Një amerikan, në krye të komandës së ISIS

Një skllave seksi e ISIS-it ka deklaruar se një xhihadist amerikan është një ndër komandantët më të lartë të Shtetit Islamik.

Nada, 19-­vjeçarja jazidi ka thënë se 23­-vjeçari xhihadist amerikan që preferon të quhet Abu Abdullah al­Amriki (amerikani) rekruton skllave seksi nga gjithë krahinat dhe mban gjithmonë me vete një pilulë me helm vdekjeprurës, në çdo rast.

“Më rrëmbyen në shtëpinë time në Aleppo bashkë me një shoqen time. Pasi më çuan në një treg skllavesh seksi u bleva nga të dërguarit e amerikanit. Ai është një djalë i ri, i gjatë dhe me flokë të shkurtra, si të marinsave. Ecën gjithmonë me kallashnikov në krah”, rrëfen Nada.

Janë të shumtë mercenarët në radhët e ISIS që vijnë nga Europa, por edhe nga Amerika e largët.

ISIS tashmë është shndërruar në një organizatë multinacionale duke rritur edhe më dyshimet rreth misionit “fisnik” që kishin ata në krijimin e tyre.

SHKARKO APP