Rrëfimi tronditës i 13-vjeçares që u rrëmbye dhe u tentua të përdhunohej: Më lidhën me forcë dhe…

Ndërkohë që 3 të rinjtë janë lënë një ditë më parë në arrest me burg nga Gjykata e Fierit për rrëmbimin dhe tentativën e përdhunimit të një 13-vjeçareje, kjo e fundit ka dhënë dhënë dëshminë tronditëse.

“Do ikja te xhaxhai, sapo dola në oborr më sulmuan 3 persona”- thotë ajo. E mitura tregon më tej se “Ata të tre më morën me forcë dhe më cuan në një godinë të pabanuar. Aty  më lidhën me forcë “.

Dje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tre të rinjve, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së dielës, pasi akuzohen se morën forcërisht nga oborri i shtëpisë së saj një vajzë të mitur 13-vjeçare dhe tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre të arrestuarit jane Jorges Dosti 24 vjeç e Marjus Çalamëni 24 vjeç nga fshati Arapaj dhe Redion Tereziu 22 vjeç nga Vloshi i Bashkisë Roskovec. Ata akuzohen se mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:00, kanë marrë me forcë nga oborri i shtëpisë së saj një vajzë të mitur 13-vjeçare dhe pasi e kanë lidhur dhe i kanë mbyllur gojën me lecka, më pas kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë. Fatmirësisht, ka qenë e ëma e të miturës që ka pikasur mungesën e së bijës dhe e ka gjetur të lidhur ende pa u kryer akti, ndërsa tre agresorët janë larguar me shpejtësi në errësirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?