Rrëfimi tronditës i 18 vjeçares që braktisi fëmijën e porsalindur në derën e kishës

 

Javën e kaluar një djalë i sapolindur u gjet i braktisur me një peshqir afër një kishe nw Nju Jork. Ky lajm shkaktoi shumë bujë dhe bëri xhiron e botës. Hetuesit nisën hetimet lidhur me shkaqet që çuan nënën drejt këtij vendimi dhe për të zbuluar të dhënat e saj.
Nëna 18 vjeçare, e cila kërkon të ruajë anonimatin, tregon për New York Post, se ajo e la fëmijën pasi familja e saj nuk e dinte që kishte mbetur shtatzënë.
“Unë sapo kisha ardhur në Nju Jork pesë muaj më parë nga Meksika, dhe askush nuk e dinte se unë isha shtatzënë. Babai i foshnjes u largua, pasi mësoi për shtatzëninë time. Halla ime, me të cilën jetoj momentalisht, ende nuk e di. Madje ajo nuk me njohu as nga fotot e publikuara në media javën e kaluar. Jam shumë e frikësuar për të zbuluar identitetin tim.”, rrëfen nëna 18 vjeçare.
Ajo tregon edhe për momentet para lindjes si edhe çastin e braktisjes së fëmijës, duke shtuar se besimi në Zot e shtyu ta linte fëmijën përpara derës së një kishe, me shpresën se dikush do ta gjente menjëherë dhe do të kujdesej për të.
“Pas lindjes së tij, unë nuk kisha asnjë rrobë. Bleva disa peshqirë, e mbështolla dhe e lashë aty. U ktheva sërish të nësermen dhe njerëzit që më njohën më treguan se ai ishte mirë. Ai është fëmija im dhe unë e dua. Por unë s’kam para, një punë dhe as një mundësi tjetër për tu kujdesur për të”, mbyll rrëfimin e saj 18 vjeçarja.

Burimi: New York Post

Përshtati: S.Lepri/Koha Jonë

 

 

SHKARKO APP