Rrëfimi tronditës i babait: Gruaja pa nga dritarja djalin e vrarë. Shteti të gjejë agresorët (VIDEO)

26-vjeçari Kristian Breshanaj u vra natën e Fiter Bajramit. Babai i të ndjerit, mjeku Edmond Breshanaj, nën zërin që i dridhej, ka gjetur forcën për të folur për vrasjen makabër. Në një prononcim për mediet, ai tregon se gruaja dëgjoi krismat dhe më pas pa djalin e shtrirë të mbuluar me gjak. Sipas tij, Kristianin e qëlluan nga larg, pastaj u afruan dhe qëlluan sërish.

Mjeku nënvizon se Kristiani ishte bashkë me një shok të tijin kur u vra. I ndjeri punonte në Belgjikë si barist dhe babai thotë se i çonte lekë që të jetonte dhe se në Shqipëri ai thotë se djali erdhi me duar në xhepa. Mjeku mohon që i biri të ketë qenë pjesë e ndonjë grupi kriminal. Sipas tij ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Policia ka sekuestruar 22 kamera në qytet, nga pamjet e të cilave shpreson të zbardhë edhe më tej dinamikën e ngjarjes.

Policia deri më tani po heton në dy pista. E para lidhet me jetën e të riut në Belgjikë dhe pista e dytë, për ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur gjatë qëndrimit të tij në Vlorë. Në fund, ai ka edhe një thirrje për shtetin. “I bëj thirrje policisë të mos tërhiqet përballë agresorëve, sepse ata nuk janë më të fortë se shteti. Shteti nuk duhet të tërhiqet, t’i shkojë deri në fund, sepse janë shumë eliminime që janë bërë dhe kanë mbetur në heshtje”.

Prononcimi

Momenti që e parë, kur ndodhi vrasja u dëgjuan krisma pas shtëpisë sime dhe erë baruti dhe nusja më merr në shtëpi nuk ka ardhur djali në shtëpi dhe dëgjuam krisma. Atëherë unë marrë në celular çunin, binte zilja po nuk e hapte askush. Atëherë unë i them nuses hap derën dhe shko për të verifikuar.

Atëherë nusja del dhe gjen djalin të shtrirë të mbytur me gjak, marr në celular policinë dhe i them në kanë vrarë djalin dhe nisem në shtëpi. E gjej djalin të mbuluar me gjak dhe nusen mbi fëmijën. Ka qenë bashkë me shokun e tij prej disa vjetësh, siç më tha ai e goditën në distancë dhe pastaj nga afër.

Nuk kishin komunikuar më parë. Shoku i tij kishte reaguar “mos ca boni”. Ka ardhur si e papritur nuk di që çuni të kishte ndonjë problem, ka qenë çun i rregull, e shikoja normal, lëvizte lirshëm, nuk fshihej, nuk ishte i armatosur. Në Shqipëri nuk di të ketë ndonjë ngjarje. Unë mendoj që ato të jenë të angazhuar për gjetjen e shkakut kush ma ka vrarë djalin.

Në Shqipëri nuk di të ketë ndonjë ngjarje. Unë mendoj që policia të jenë të angazhuar për gjetjen e shkakut kush ma ka vrarë djalin, Ka pasur kamera gjatë gjithë rrugës. Më kanë pyetur, i kam dhënë shpjegimet e mia të studiojnë celularin, me ka qenë orën e fundit. Unë atë ditë nuk e kam marrë se isha 24 orë në punë, më ra si bombë kjo gjë. Prandaj i bëj thirrje policisë që të mos tërhiqet përballë agresorëve.

Djali im nuk ishte pjesë e grupeve kriminale. Në Belgjikë ka punuar në një bar, madje e kam ndihmuar unë me lekë, se po të ishte marrë me punë të jashtëligjshme do kishte lekë, ai erdhi me rrobat që kishte veshur. prokuroria ta zbardhë këtë ngjarje, ta çojnë këtë punë deri në fund, që të mos ikë rinia shqiptare, e jo më djali im që nuk ishte pjesë e bandave, ishte një familje e shëndosh se nuk kishte as nevoja ekonomik,e ishte një çun shumë i pastër dhe i sinqertë që bënte shumë për shoqërinë.

https://www.facebook.com/189645691224976/videos/239437914014517/

SHKARKO APP