Rrëfimi zemërthyer i Arbërit: Nuk bëmë dot gjë për Gertin, Edlira shikonte celularin sepse…

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit ishte një lajm tronditës për familjen, por jo vetëm. Në studion e Top Story këtë mbrëmje është kunati i tij, Arbër Çepani, i cili nuk i mban dot lotët që në nisje të kësaj interviste, kur flet për 44-vjeçarin që jeta iu ndërpre në mes papritur pas një arresti kardiak.

“E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte.

Gertin se quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gerin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të boshllëku është i pakuptueshëm fare.

Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante. E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha ai, duke qarë me ngashërim.

SHKARKO APP