Rregullat e reja të Kuvendit për mediat/ Unioni i Gazetarëve letër-kërkesë, Çipa: Duam sqarime

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar për vendimin e fundit që ka marrë Kuvendi i Shqipërisë për centralizimin e mundësisë raportuese për mediat. Çipa u shpreh se është dorëzuar një letër-ankesë në Kryesinë e Kuvendit për vendimin e Byrosë për ndryshimet në rregulloren e raportimit pranë Kuvendit.

Përmes letrës drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, Unioni i Gazetarëve kërkon ndryshimin e disa pikave të neneve të rregullores së re.

”Kjo është një çështje që meriton të negociohet midis grupeve të interesit dhe kuvendit. Mendoj se do të ishte me vend të krijohej një tavolinë diskutimi. Ne në letrën që i dërgojmë si unioni i gazetarëve shqiptarë kërkojmë specifikimin dhe shprehim reagimet tona për censurimin që mund të bëhet në këtë praktikë. Nuk bëjmë komente të tjera, do të komentojmë vetëm komente që mund të vijnë si përgjigjie nga Kuvendi i Shqipërisë”.

SHKARKO APP