Rregullat për dëmshpërblimin në aksidente, Mete: Ligji i ri për sigurimin TPL sjell lehtësime për qytetarët
Nga data 1 korrik do të ketë ndryshim të tregut të sigurimeve.
Në raportin e paraqitur në parlament Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, nënvizoi shkurtimin e afateve për përfitimin e dëmshpërblimit në rast të aksidentit, dhe zgjidhjen e konfliktit kur një nga mjetet nuk ka siguracion.
“Në linjë me vendimet e Rregullatorëve evropianë, autoriteti i kërkoi tregjeve të shoqërive në mbikëqyrje që të përditësojnë dhe të kenë funksionale planet e përballimit të krizave, ndërkohë që rishikoj planin e tij të vazhdimësisë në rastet e jashtëzakonshme. Për ruajtjen e gjendjes së likuiditetit me vendim të autoritetit u pezullua shpërndarja e divitentit për shoqëritë e sigurimit si dhe bordi i autoriteti miratoi një autorizim të posaçëm për shoqëritë e tregjeve në mbikëqyrje në funksion të rritje së transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit dhe investitorëve,” tha Mete.
Sipas ndryshimeve të ligjit, në rastet kur mjeti që ka shkaktuar dëmin nuk ka pasur siguracion, dëmshpërblimi monetar merret në kompaninë ku i dëmtuari ka blerë policën
Pavarësisht pandemisë ky treg në Shqipëri ka njohur rritje, kryesisht në sigurimin e automjeteve
“Tregu i sigurimeve e mbylli 3 mujorin e parë të këtij viti me një rritje prej 12.5% të të ardhurave të tij krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe sa i përket tregjeve të investimeve të pensioneve private ato shënuan një rritje të aseteve në këtë 3 mujor, me 23.4 dhe 5%,” tha Mete.
Tashmë prej fillimit të majit në Shqipëri kanë hyrë në fuqi dhe ndryshimet në kodin rrugor, kur për çdo shkelje hiqen pikë në patentë