Rregullore e re për burgjet në Shqipëri, kjo pas 24 vitesh

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pas 24 viteve ka ndryshuar organizimin dhe funksionimin e saj. Në vendim parashikohet se drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve financohet nga buxheti i shtetit, ku miratohet si zë i veçantë në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë.

Mes shumë detyrave të tjera ajo që vihet re është dhe një element i rëndësishëm i hyrë së fundmi në funksionimin e burgjeve në Shqipëri. Feja dhe praktikimi i saj është një e drejtë e çdo personi ndaj dhe vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon dhe Lidhjen e marrëveshjeve me komunitete fetare të njohura ligjërisht.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve emërohet, lirohet ose shkarkohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e ministrit të Drejtësisë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale dhe e Policisë së Burgjeve, miratohen me urdhër të Kryeministrit në bazë të propozimit të ministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?