Rreh gjyshërit për pronat, arrestohet 19- vjeçari në Elbasan
i cili kishte dhunuar gjyshërit e tij. Sipas uniformave blu të Elbasanit ngjarja ka ndodhur në fshatin Hajdaran të Elbasanit. Pas denoncimit, 19-vjeçari Alban Preci, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve Xhemal dhe Rabije Preci, ai u vu në pranga. Mësohet se dhuna ka qenë pasojë e një debati për shkak të një konflikti të hershëm pronësie. Dy të moshuarit kanë denoncuar nipin në policinë e Elbasanit, ndërkohë që policia një vit më parë ka arrestuar babain e 19-vjeçarit, Ilir Preçi, për të njëjtin shkak.