Rrëmbehet avioni me pasagjerë, në bord një person me jelek me eksploziv

Një avion me 81 pasagjerë në bord i linjës ajrore Egyptair i nisur nga Aleksandria me destinacion Kajron është rrëmbyer mëngjesin e sotëm . E konfirmon vetë linja ajrore përmes një postimi në Twitter. Konfirmimi erdhi menjëherë edhe nga autoritetet e Qipros pasi avoni bëri ulje të detyruar në aeroportin Larnaka

Piloti është kërcënuar nga një pasagjer i cili mban një jelek me eksploziv. Pas negociatave me rrëmbyesit nga avioni janë liruar rreth 40 pasagjerë me përjashtim të ekuipazhit dhe të  4 shtetasve të huaj.

Mediat identifikojne rrembyesin e avionit

Ora 09: 50 Sky News citon TV shtetëror qipriot se Rrëmbyesi është identifikuar si Ibrahim Samaha nga Egjipti dhe se kërkon përkthyes dhe azil politik. Nga ana tjetër disa media thonë se është me kombësi libiane.

qip

Kush jane pasagjeret e rrembyer

Në orën 09: 47  Sipas “Liberal”të huajt që kanë mbetur në bordin e avionit janë tre shtetas britanikë, një Italian dhe një irlandez. Flitet dhe për 7 pjesëtarë të ekuipazhit ende në bord. Ndërsa janë liruar dhe dy peshkopë. Një zyrtar i ministrisë së Jashtme në Qipro tha se besonte se është vetëm një rrëmbyes në avion, informon agencia Reuters.

Zyrtarët nuk mund të konfirmojnë nëse personi mban brez me eksploziv. Më herët ministri i Aviacionit Civil të Egjiptit tha se ishte informuar se piloti ishte kërcënuar nga një person me jelek me eksploziv

Në orën 09: 27 Egyptair përmes një postimi në Twitter deklaroi se pas negociatave janë lënë të lirë të gjithë pasagjerët, ndërsa janë në avion ekuipazhi dhe 4 shtetas të huaj.  Mediat raportojne se pasagjerët e huaj që ndodhe në bord janë europianë.

Sipas Televizionit shtetëror të Qipros gati 30- 40 pasagjerë janë lejuar të largohen nga avioni. Ata kanë qenë me kombësi egjiptiane.

AVIONI-LIROHEN-njerezit

Në orën 09:18 Egyptair përmes një postimi në Twitter deklaroi se pas negociatave janë lënë të lirë të gjithë pasagjerët, ndërsa janë në avion ekuipazhi dhe 5 shtetas të huaj

Avioni është ulur në aeroportin e Larnaka të Qipros në 08:46 me orën lokale

Mediat thanë se fillimisht rrëmbyesi (t) kanë lejuar fëmijët dhe gratë të largohen nga avioni.

SHKARKO APP