Rrëmbehet në Kosovë gazetarja e Radio Televizionit Shqiptar
Një gazetare e RTSH dyshohet se është rrëmbyer gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Në një njoftim paraprak, policia e Kosovës bën me dije se në makinën e personit që është rrëmbyer, është gjetur karta e identitetit të një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i gazetares që dyshohet të jetë rrëmbyer, por në njoftimin e policisë thuhet ndër të tjera se tre dëshmitarë kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturën e tyre një grua dhe pastaj janë larguar.
Pas kontrolleve, brenda automjetit policia gjeti kartën e identitetit të gazetares.
Në raportin e policisë thuhet: Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së kidnapuar. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar”.
KOHA JONË SONDAZH

