Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, lirohen dy të akuzuar

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, i cili akuzohet se është përfshirë në pengmarrjen dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës. Nga arrest me burg gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

News 24 raporton se masa e sigurisë ka ndryshuar dhe për të dyshuarin tjetër, Olsi Turja i cili është dërguar në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se para pak ditësh u lirua Ardian Docaj, ndërsa në pranverë të 2020-ës Bajram Hajri. Këta persona dyshohen për përfshirje në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës.

Për momentin në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili. Në kërkim janë edhe Altin Hajri e Gentian Docaj.

SHKARKO APP