Rrëmbimi i 12-vjeçarit, Prokuroria rihap dosjen e vitit 98 dhe i kërkon ndihmë Gjermanisë
Për herë të dytë, Prokuroria shqiptare i kërkon ndihmë drejtësisë Gjermane që të japë informacion për një shoqatë bamirësie e cila ka kryer aktivitet në Shqipëri gjatë 1998.
Kjo kërkesë e akuzës vjen për shkak të hetimeve për zhdukjen e Aleksandër Nikollit në të njëjtin vit, për të cilin nuk dihet asgjë dhe hetimet janë rihapur.
Kërkesa lidhet me hetimin për akuzën e rrëmbimit dhe mbajtjes peng te 12 vjeçarit i cili rezulton i humbur prej 20 shtatorit 1998, një dosje kjo e hapur dhe e mbyllur dhjetëra herë.
Nikolli u zhduk 24 vjet më parë, mbasi së bashku me të vëllanë u kthye nga Kisha e Laçit dhe u nda prej tij në afërsi të Zogut të Zi.
Sipas dëshmitarëve 12-vjeçari u strehua tek shoqata gjermane që kujdesej dhe ndihmonte jetimët dhe fëmijët në nevojë.
KOHA JONË SONDAZH

