Rrëmbimi i 3 policëve, Kurti: Serbia la gjurmë. Donte të tregonte se ato ishin autorët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia ka dashur që të lërë gjurmë që të gjithë ta dinin që kanë qenë ato që fshihen pas këtij akti.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të çizmeve që shkojnë në drejtim të Serbisë, të veturave pa targa dhe të prangave të plastikës të forcave serbe, jo vetëm kanë rrëmbyer, por kanë lënë gjurmë të këtij rrëmbimi, bëhet fjalë për një agresion me arrogancë, nuk janë përpjekur që të fshehin gjurmët, synimi i tyre kanë qenë që të dihet që ata ishin aty në ato kohë”, u shpreh Kurti.

Në këto kushte, duke akuzuar se Serbia ka shkelur në territorin e Kosovës, Kurti thotë se ky është një agresion jo vetëm ndaj vendit, por edhe NATO-s. Në fund, ai tha se këtyre veprimeve të Serbisë, Kosova nuk do i përgjigjet me hakmarrje, por “me rend dhe me ligj”.

SHKARKO APP