Rrëmbimi i policëve, Artan Hoxha: Operacion mirëfilltazi i organizuar nga forcat speciale serbe

Gazetari Artan Hoxha, thotë se rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe ishte një operacion i organizuar. I ftuar në studion e emisionit ”Opinion”, Hoxha tha se fotografimi i policëve pas rrëmbimit kishte një synim të caktuar nga Serbia.

“Më shumë se sa veprimi konkret, pra rrëmbimi, sepse ata janë rrëmbyer. E ai veprim është qartazi që është bërë me synim të caktuar. Pamjet e arrestimit në Mitrovicë të njërit nga organizatorët e protestave nga Policia e Kosovës sigurisht që patën një efekt të madh.

Kjo patrullë ka qenë për të ruajtur një shteg që përdoret nga kontrabandistët. Forcat speciale serbe e kanë përgatitur këtë operacion. Unë di që Policia e Kosovës ka armatim perëndimor. Me këtë lloj automatiku ka luftuar Adem Jashari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata (serbët) nuk kanë simbole, sepse nuk kanë dashur të identifikohen. Kosova me Serbinë ka një problem, nuk e ka kufirin e shenjuar. Kufiri i Kosovës me Serbinë nuk është i shënjuar, prandaj dhe Vuçiçi luan e thotë i kapa në brendësi të territorit. Është një kufi që KFOR i ka të dhënat e asaj dhe lëviz. Ushtria serbe ka kaluar vijën e kufirit. Ai është operacion mirëfilltazi i organizuar”, tha ndër të tjera gazetari Artan Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?