Rrëmbyen 13-vjeçaren për ta përdhunuan, burg për 3 të rinjtë

Në gjykatën e Fierit kanë mbërritur tre të rinjtë e akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë e mbetur në tentative, dhe heqje te paligjshme të lirisë, për caktimin e masës së sigurisë.

Babai i Marjusit, Izet Calameni thotë se i biri ka qenë duke vjelur domate dhe se ka 40 dëshmitarë. Sipas babait të Marjusit, djali tij u ka dhënë shokëve biçikletën dhe se është arrestuar vetëm sepse u gjet biçikleta në vendngjarje.

Tre djemtë, Redion Tereziu, 22-vjeç, Jorges Dosti, 24-vjeç dhe Marjus Çalameni, 24-vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec, tashmë në prangat e policisë, e kanë marrë tërhequr zvarrë 13-vjeçaren dhe e kanë futur në shtëpinë e vjetër ngjitur me rrugën, duke i lidhur duar-këmbë, dhe gojën ja mbyllën me një leckë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja e vajzës

Swiss Digital Mobile Reklama

13-vjeçarja vjen nga një familje e varfër, dhe pamundësia për të parë televizor në shtëpinë e saj, e detyroi që të shkonte tek xhaxhai. Por kur doli nga shtëpia në orën 21:00 të së hënës, ajo u rrëmbye nga tre djem, e që më pas u fsheh në një banesë të braktisur me qëllim final përdhunimin. Ky veprim sipas Manushqe Lushkës, nënës së vajzës, është momenti kur djemtë e kanë marrë me forcë 13-vjeçaren, duke e tërhequr zvarrë dhe më pas e kanë lidhur në një shtëpi që ishte në ndërtim e sipër. Sipas bluve të qytetit rajonal, autorët nuk e kanë prekur vajzën, pasi shpëtimtar ka qenë vetë babai i saj.

24-vjeçari

Njëri prej tre të rinjve nga Roskoveci, Jorges Dosti, i arrestuari për rrëmbimin dhe tentativën për përdhunim të 13-vjeçares, ka deklaruar në Polici sesi e njihte minorenen. Dosti ka deklaruar se e ëma e tij e merrte shpesh për ta ndihmuar atë fëmijë në punët e bujqësisë, për të mbjellë apo vaditur lulet tek shtëpia që ndërtohej dhe se veç kësaj, ata flisnin shpesh në facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?