Rrëmbyen dhe mbajtën peng një të mitur, vihen në pranga dy persona

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen se kanë marrë me forcë një 14-vjeçar, të cilët më pas e kanë mbyllur në makinë duke i hequr lirinë.

Policia ka arritur që të arrestojë dy autorët, një 59-vjeçar Çlirim Sina dhe një 39-vjeçar Aleksandër Sina.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri të 14-vjeçarit me djalin e 50-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Morën me forcë një 14-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një shtetas të mitur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit:

Ç. S., 50-vjeç, banues në Tiranë dhe A. S., 36-vjeç, banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë marrë me forcë, në automjetin e tyre, një shtetas të mitur 14 vjeç, dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet, për shkak të një konflikti që 14-vjeçari ka patur me djalin e shtetasit Ç. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?