Rrënqeth gruaja e dhunuar: Burri dëshironte ta shiste fëmijën në Greqi, vijon kërcënimet nga burgu

Një gruaje e cila prej vitesh është dhunuar nga bashkëshorti i saj dhe më pas nga bashketuesi, por dhe e diskriminuar nga opinion publik që e rrethonte, rrënqeth me dramat e jetës. Dashuria e madhe për të pasur fëmijën e parë vajzë do të bëhej shkak për nisjen e konflikteve të tyre duke kaluar dhe në dhune të vazhdueshme, pasi fëmija ishte djalë.

Pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë e cila do të ishte vajzë, sërish debatet dhe dhuna ishin prezente. Ai shpesh here pasi dhunonte gruan e tij, rikthehej dhe tek djali ku ky i fundit ende dhe sot, pasi ka kaluar një kohe e gjatë ka ende traumat e dhunës së babit të tij.

Ai akuzoi bashkëshorten e tij për tradhti dhe biseda agravonte në dhunë të vazhdueshme ku shenjat në trup do ta detyronin gruan të mos dilte nga shtëpia duke ndenjur e ngujuar. Këto debate vinin edhe pasi miqtë e tij e nxisnin kundrejt gruas, edhe pse vete ata e ngacmonin shpesh herë gruan e tij.

Rrëfimi i plotë

Pas shumë grindjesh, familjaret e bashkëshortit ndërhynë dhe u përpoqën ta largonin nënë nga fëmijët e saj. Ajo vendosi te largohej nga shtëpia ku bashkëshorti dhunoi djalin e tyre në rrezik për jetën, dhe pas këtij hapi u ndesh me fjalët diskriminuese të mentalitetit të fshatit. E ndare me 2 fëmijë dhe e vetme në pamundësi për të përballuar shpenzimet ajo u njoh me një person i cili do t’i siguronte ngrohtësi dhe siguri.

Pas një kohë të shkurtër dhe ky person u kthye në makthin e saj më të madh. Pas 1 viti bashkëjetesë ajo mbeti serish shtatzënë dhe solli në jetë një djalë, ku bashkëjetuesi i ri dëshironte ta trafikonte fëmijën e tyre dhe ta shiste ne shtetin grek. Mos bindja e saj ndaj bashkëjetuesit e bëri atë të përjetonte sërish çaste dhune. Pas shumë kërcënimeve për jetën ajo vendosi ta denoncojë, por dhe pse pas hekurave ai sërish i dërgon mesazhe kërcënuese asaj dhe fëmijëve.

Ai i dëgjonte ata. Shoqëria e tij donte të përfitone nga unë. Ata më hidhnin fjalë dhe gjëra të këqija që ai t’i besonte. Nga kjo lindi dhe problemi. Një ditë në shtëpi, çuni i thotë do na blesh patetina. Ky i tha do më lesh rehat. E kap çunin dhe e rrëzon. Por djali kap qafën keq dhe nxihet. Ikën nga shtëpia. Mora dhe vajzën ika në spital dhe që atëherë i thashë do largohem.

Edhe në verë qëndroja me krahë të gjata, mbuloja çdo gjë, vetëm prej fëmijëve., pro arriti situata në një pikë që nuk durohej më. I thashë STOP. Fshati nuk e dinte si jetoja. Por kur u largova nga ish-burri më thonin: Ti e ka fajin, ti s’di, s’do ta mbash burrin, do ët shkatërrosh familjen. Këto fjalë i thonin dhe njerëzit e mi, tezja, daja xhaja jo vetëm komshinjtë. I thonin prindërve: Vajza jote e ka fajin, ashtu ishte. Nuk dilja dot në rrugë, apo të ndihmoja prindërit.

Pasi u ndava, u njoha me dikë tjetër, për të mirën e familjes. Rashë më keq, u njoha me dikë, nga kjo bashkëjetesë ka ardhur në jetë një fëmijë, të cilën e kam regjistruam me mbiemrin tim., e donte fëmijën për ta shitur. Ikte në Greqi pa dokumente, kalonte malet, më thoshte do të marr do të shkojmë andej. Kur më tha do t’ja japim grekut i thashë.

Ai është në burg, por ndihem e frikësuar pasi më kërcënon ende nga burgu. Letrat kanë shkuar në Prokurori. Prokuroria nuk e di çfarë do të bëjë, më thotë po merr dënimin. Ai duhet të kishte dalë, por mesa duket ka kallëzime të tjera. Edhe mund të ketë dalë, por mund të më dalë përpara. /Mcn Tv/

SHKARKO APP