Rrëqeth nëna e 8-vjeçarit: Dua ta varin, ta djegin në mes të Fierit!
Nëna e tetëvjeçarit, Mateo Vasiu, ka dhënë një deklaratë rrëqethëse para mediave në ambientet e gjykatës së Fierit.
Teksa gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për vrasësin, e ëma në gjendje të rënduar psikologjike u shpreh se familjarët do të vijojnë të kërkojnë varjen e 38-vjeçarit, me qëllim që djali i tyre të prehet më në fund në paqe.
Ajo tha se do të qetësohet kur autori i vrasjes së të birit të varet në mes të Fierit.
“Do qetësohem kur të varet në mes të Fierit. Dua ta varin ta djegin, më mori një foshnjë, ma ndau nga shokët e shoqet. Ma gënjeu ma mashtroi… ia futi me lopatë dhe e la të vdekur. Ma groposi i hodhi baltë. Kur shkoi në polici tha se; do e gjeni copa-copa. Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë”, tha ajo.