“Rreshjet e shiut do të intensifikohen”, Bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët: Tregohuni të kujdesshëm
Bashkia e Vlorës, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar qytetarët lidhur me reshjet e shiut duke u kërkuar të tregojnë kujdes.
Sipas bashkisë, gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të nesërm reshjet do të intensifikohen, ndaj u kërkon qytetarëve të jenë të kujdesshëm për veten dhe familjarët e tyre.
Njoftimi i bashkisë Vlorë:
Te nderuar qytetare! Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm. Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!