Rrëshqet masivi i dheut në afërsi të autostradës Tiranë-Elbasan, dëmtohen barrierat, në rrezik disa banesa (Foto)

Rrëshqitje dheu në fshatin Mushqet të njësisë administrative Krrabë pranë autostradës Tiranë-Elbasan, në afërsi të tunelit.

Rrëshqitja masive e dheut dhe gurëve ka goditur edhe barrierat anësore të autostradës Tiranë- Elbasan duke i dëmtuar.

Përdoruesit e kësaj rruge në afërsi të tunelit, me një distance 150 metra duhet të jenë të kujdesshëm në kalimin e këtij segmenti pasi rëniet e gurëve mund të bien nga çasti në çast.

Rreziku i shembjes së banesave është edhe për tre familje ku ndërtesat e tyre nga kjo rrëshqitje kanë dhënë shenjat e para në çarje të themeleve dhe mureve
Shkak i rrëshqitjes mund të jenë reshjet e shumta të shiut ose dëmtimi i bazës nga ndërtimi i autostradës.

SHKARKO APP