Rrëshqitja e shkëmbit në Gjirokastrës, alarmohen inxhinierët

Gjirokastra është nën kërcënimin e lëvizjes masive të dherave. Kaq çarjes së tokës që rrezikon shembjen e një pallati 5-katësh, sot një rrëshqitje e një pjese shkëmbi në zonën poshtë Kullës së Sahatit, ka vënë në rrezik Kalanë e Gjirokastrës. Kjo situatë u ka shërbyer inxhinierëve dhe ekspertëve për të ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset qytetit jugor.

Kreshnik Merxhani, i angazhuar në projektet për mbrojtjen e qytetit pjesë e trashëgimisë së UNESCO lëshon thirrjen SOS, ndërsa thotë se po vërteton parashikimet e një studimi të vitit 2006 që flet për këtë rrezik, ndaj kërkon ndërhyrje.

Rrëshqitjet e dherave dhe ngricat në fakt janë rreziku më i madh për të gjitha zonat ku ditët e fundit u regjistruan reshje dëbore e shiu. Gjendja nuk paraqitet e mirë as në zonat e tjera të vendit. Në Korçë, bora dhe ngricat krijuan vështirësi në qarkullimin e mjeteve, akset nacionale janë të kalueshëm por kush udhëton drejt zonave turistike duhet të përdorë zinxhirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata më problematike mbetet në qarkun e Shkodrës, kryesisht zona e Dukagjinit ku disa fshatra janë izoluar nga shembja e urave apo bllokimi i rrugëve. Gurë e dhera ka patur në vendin e quajtur Prekal dhe për këtë arsye rruga aktualisht është e pakalueshme. Po ashtu disa fshatra vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vështirësi pati mbrëmjen e së mërkurës edhe në aksin Librazhd-Prrenjas, ku rrëshqitjet e dherave dhe gurëve në afërsi të Hotolishtit e bënë rrugën të kalueshme vetëm në një sens.

Në zonat malore të Beratit, trashësia e dëborës arrin deri në 40-cm, por raportohet se të gjitha rrugët janë të kalueshme me zinxhir. Probleme dhe vështirësi ka edhe në disa rrugë të Bashkisë së Matit. Në Portet e Durrësit dhe Vlorës puna vijon normalisht, ndërsa disa problematika u shfaqën në Ksamil, ku dallgët e dëmtuan një biznes buzë detit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?