Rrëshqitje dherash e gurësh në rrugën e kalasë në Lezhë, rrezikohet një banesë (Foto)
Aktualitet E Enjte, 29 Korrik 2021 05:16
Një banesë në rrugën që të çon në kalanë e Lezhës rrezikohet nga rrëshqitja e dherave e gurëve. Sipas raportimeve nga terreni, ka pasur rrëshqitje gurësh që kanë bllokuar një pjesë të rrugës.

Specialistët e bashkisë ndodhen në terren dhe po ndërhyhet për largimin e gurëve nga rruga. Ndërkaq mësohet se nga rrëshqitja rrezikohet edhe një banesë që ndodhet pranë pjesës së dëmtuar.
KOHA JONË SONDAZH

