Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Përrenjas, radhë në dy krahët e rrugës
Aktualitet E Diel, 10 Janar 2021 12:43
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, janë shkaktuar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas në fshatin Pishkash.
Kalimi i automjeteve bëhet me kujdes, ndërkohë që pritet që punonjësit e firmës se mirëmbajtjes së rrugëve të pastrojnë aksin. Mësohet se për shkak të situatës, radhë të gjata makinash janë krijuar në Pishkash.
Për shkak të shirave ka pasur rënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd, dhe Gramsh-Moglice.