Rrëshqitje dherash nga moti i keq probleme në disa akse në Kukës

Situata në Qarkun e Kukësit gjatë datës 04.02.2018 deri ne ora 19:00 është si më poshtë: Gjatë datës sotme nuk ka pasur probleme në drejtim të shëndetit të popullatës.Të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën trusninë e rënies së gurëve, dherave skarpateve e deri në rrëshqitje.

Janë dëmtuar segmentet (bazamentet) në aksin B.Curri-Fierzë prej një gjatësie 30m dhe aksi B.Curri-Kam në një gjatësi prej 100m. Gjatë gjithë kohës është ndërhyrë nga firmat kontraktore, për stabilizimin e gjendjes.

Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Gjithsej nga firmat Kontraktore kanë punuar 14 mjete e 43 punëtorë. Ka bllokime në segmente të veçanta të akseve rrugore në administrim të bashkive si pasojë e rënies së gurëve e dherave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e bllokuar rruga e Lojme të njësia Zapod, Bashkia Kukës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po punohet për vënien ë punë të aksit rrugor Lapaj-Grykë-Çajë, Nj.A, Grykë Çajë. Kanë punuar nga Bashkitë 17 punonjës e 3 mjete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?