Rrëshqitje dheu nga moti i keq, bllokohet rruga Vlorë-Orikum (VIDEO)
Shqipëria është përfshirë në një kaos në rrugët kryesore. Rruga Vlorë-Orikum është bllokuar pasditen e të enjtes për shkak të rrëshqitjes së dherave. Si pasojë e motit të keq, rrëshqitjet që kanë ndodhur në afërsi të zonës së Jonufrës, kanë bllokuar rrugën, duke e bërë të pakalueshme për automjetet.
I gjithë vendi është përfshirë nga kushtet e vështira atmosferike, me reshje të shumta. Në Durrës, deti i trazuar ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari.
Dy tragetet e planifikuara për t’u nisur nga Porti i Barit, mbrëmjen e kaluar, janë nisur prej andej rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa njëri prej tyre sapo është afruar në Portin e Durrësit, tjetri pritet të hyjë në basenin portual pas rreth 1 ore.