Rrëshqitjet e dherave dhe erozioni rrezikojnë qytetarët në Durrës, Klos e Lezhë

Reshjet e shiut dhe dëborës gjatë dimrit që lamë pas favorizuan fenomenin e rrëshqitjes së tokave.

Në Currila të Durrësit, situata mbetet shqetësuese. Masive dherash rrëshqasin nga kodra herë pas herë dhe përfundojnë në rrugë. Për pasojë njëri sens i rrugës mbetet i bllokuar, ndërsa biznese e banesa aty pranë janë të rrezikuara.

Për rehabilitimin e Kodër Currilave u investuan 2 milionë e 300 mijë euro, por investimi u shkatërrua plotësisht që me reshjet e para të vjeshtës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrëshqitjet masive të dherave dhe erozioni rrezikojnë disa banesa në fshatin Bershi të Klosit .

Swiss Digital Mobile Reklama

Fenomeni është i vjetër, por u riaktivizua pas reshjeve të dendura të shiut e dëborës gjatë dimrit që lamë pas.

Banorët thonë se rreziku është serioz, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë.

Rrëshqitja dherave ka dëmtuar edhe tubacionin kryesor të vadijtjes në Klos.

Fenomeni ka marrë përmasa shqetësuese në disa zona, më shqetësuese është ajo në fshatin Blinisht të Lezhës, ku rrëshqitjet e dherave i janë afruar edhe rrugës së Kombit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?