Rrëshqitjet, hetim të plotë ndërtimit të objekteve në lagjen “Kodra e Shtufit”

Emergjenca e krijuar me pallatin në Gjirokastër nga rrëshqitja e kodrës ka nxitur një hetim të thellë të autoriteteve.

Burime konfidenciale për Ora News thonë se prokuroria dhe policia do të kryejnë një hetim të plotë të ndërtimit të objekteve në lagjen “Kodra e Shtufit”.

Në pyetje sipas burimeve do të merren përfaqësues të kompanisë, e cila ka kryër ndërtimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pallati i cili u dëmtua është ndërtuar vetëm para 10 viteve në një zonë e cila në periudhen para viteve 90 ishte totalisht e mbjellë me pemë e pisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

21 familjet e pallatit 7 katësh në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër  iu bindën urdhrit të pushtetit vendor dhe policisë së shtetit për të braktisur shtëpitë e tyre.

Pjesa më e madhe janë strehuar tek familjarët, ndërsa disa të tjerë në konviktin e shkollës pedagogjike. Një çift i moshuar është vendosur në ambjentet e shtëpisë së të moshuarve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?