Rrëshqitjet në Gjirokastër, PD e LSI-Ramës: Shpall emergjencën
Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër kërkesë për të shpallur gjenden e emergjencës në Gjirokastër pas rrrëshqitjeve të dherave në disa zona të qytetit. Peticioni bëri bashkë PD e LSI e Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, ndërsa kryebashkiakja Zamira Rami theksoi se kërkesa e saj për të njejtën cështje kishte marrë përgjigje negative.
Qeveria Shqiptare ka marrë nje kërkesë të dytë për shpalljen e gjendjes së emergjencës në Gjirokastër, ndërsa nuk i ka kthyer përgjigje asaj të kryebashkiakes Zamira Rami e cila kërkoi ndihmë në përballimin e situatës së krijuar nga rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet.
Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së në Këshillin Bashkiak të qytetit të gurtë u bënë bashkë në peticionin për kryeministrin Edi Rama ku theksojnë se rrëshqitjet rrezikojnë jo vetëm banesa, por edhe kalanë e famshme të qytetit.
Roland Bejko: Çdo kodër po rrëshqet.
Thoma Ndreu: Kalaja e Gjirokastrës po çahet.
Shkëlqim Guce: Deri tani ne e kemi sqaruar problematikën, kjo problematikë është e akumuluar.
Rami: Punët duan lekë, duan njerëz, duan projekte, duan mjete. Kështu mund të punojmë ne dhe kështu mund të tregohemi produktivë në terren në lidhje me këta banorë dhe këta qytetarë që presin zgjidhje nga ne. Maxhoranca dhe opozita në këshillin bashkiak të Gjirokastrës u bënë bashkë për të miratuar dëmshpërblim për tre familje të pallatit 8 katësh të dëmtuar në lagjen “Kodra e Shtufit”.
DËMSHPËRBLIM
Familja e Aranit Bajramit, Bujar Gerxhollit dhe Genci Boni përfitojnë 1.375.125 lekë në total për dëmet”
KOHA JONË SONDAZH

