Rreth 10 policë vrapuan të kapnin autorin e plagosjes në “Astir”, por dështuan! Ja pamjet nga momenti pas të shtënave
Televizioni “Fax News” raporton se ka siguruar pamjet nga zona e “Astirit”, menjëherë pas të shtënave me armë. Të paktën 10 policë vrapojnë për të shkuar pranë pallatit ku u plagos në këmbë Spartak Beqaraj, 45 vjeçar, por nuk ia dolën të vinin në pranga autorin 20 vjeçar.
Aleksandër Mehmetaj ia mbathi menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është ende në kërkim. Ndërkohë, 20-vjeçari ka qenë edhe më herët person në kërkim si i dyshuar për një tjetër ngjarje të ndodhur në Durrës.
Njihej si një person shumë problematik dhe fshihej në kryeqytet. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se me personin që ka plagosur ka patur probleme që më herët, një konflikt verbal të dy apo tre javëve më parë, ndërsa si shkak kryesor për degradimin e konfliktit kanë qenë pikërisht këto debate të dobëta, ndërsa e ka pritur poshtë pallatit për të shtënë në drejtim të tij pasditen e së dielës.
Edhe komshinjë të marrë në pyetje nga grupi hetimor kanë deklaruar se 20-vjeçari është personazh mjaft problematik, ndërsa sipas tyre është edhe konsumues i lëndëve narkotike. Ky shkak, sipas tyre, ka sjell jo pak probleme në zonë. Që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur kërkimi i tij dhe mesa duket policia e ka lokalizuar dhe po bënë përpjekjen për ta kapur.