Rreth 350 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 600 lekë në ditë

Afro 350 mijë qytetarë, kryesisht në zonat rurale që jetojnë me më pak se 600 lekë në ditë. Shifrat e përditësuara i tregoi Emanuel Salinas, drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. “13.7% e popullsisë është në varfëri. Ndërkohë ka shumë të tjerë që gjenden në situatë vulnerabël, që gjenden në kufirin për t’u bërë të varfër. Nga ana tjetër nuk po ka mjaftueshëm kujdes për kapitalin njerëzor. Po ka shumë vëmendje ndaj emigrimit sesa ndaj kapitalit njerëzor. Emigrimi është një proces, dhe nuk duhet menduar për ta ndaluar. Kapitali njerëzor duhet trajtuar më me kujdes. Duhet të punojmë për edukimin dhe aftësimin e të rinjve”, tha Salinas.

Veç varfërisë dhe pabarazisë, një tjetër problem “madhor dhe urgjent” që Shqipëria duhet të zgjidhë është korrupsioni. Për drejtoreshën për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland, lufta ndaj korrupsioni është kusht për “rritjen ekonomike dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian”.

“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim”, tha ajo. Nga konferenca e tretë Rajonale “Balkanomics” me fokus “Rritjen Ekonomike përmes Investimeve Inteligjente, zyrtarja e DASH kërkoi kujdes edhe procedurat tenderuese që iu jepen kompanive të huaja pasi ekziston rreziku i përdorimit të ekonomisë “si mjet presioni politik”.

SHKARKO APP