Rreth 500 vende të lira pune në administratë, këto janë kategoritë

Gjatë këtij viti, në administratë janë 495 vende të lira pune.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar plani vjetor i pranimit në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil.

Më konkretisht, vendet e lira janë për kategoritë e mëposhtme:

Swiss Digital Desktop Reklama

a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 8;

Swiss Digital Mobile Reklama

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 62;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 190;

ç) Për kategorinë ekzekutive 235.

2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?