Rreth 60% e pishinave në Tiranë kontrolle dhe monitorim

Frekuentuesit në pishina nuk zbatojnë rregullat e vendosura në to, duke u bërë shkak për ndotje dhe përhapjen e infeksioneve. Specialistët e Autoriteti Shëndetësor Rajonal bëjnë apel për më tepër kujdes, pasi mosrespektimi i rregullave është një burim infeksionesh. Rreth 60% e pishinave në Tiranë janë monitoruar nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal.

Pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar brenda kritereve të vendosura, ndërsa shqetësim mbetet mos zbatimi i rregullave të pishinave nga frekuentuesit. Sipas specialistit, Gimjan Dokle, mosrespektimi i këtyre rregullave higjienike sjell edhe shqetësime shëndetësore.

”Pasojat më të dukshme janë irritimi i lëkurës, sidomos te zona e pishinave të fëmijëve, dhe sklerat te sytë”. Monitorimet në pishina do të vijojnë përgjatë sezonit të verës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?