Rrethimi i Gjykatës, reagon Tritan Shehu: Sikur po dënohet ndonjë grupim i fortë terrorist

Deputetit demokrat Tritan Shehu i ka bërë shumë përshtypje, rrethimi nga Policia, i Gjykatës së Tiranës, ku do të jepet sot masa e sigurisë për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit. Të tilla masa, arsyeton Shehu, janë sikur të jetë arrestuar dhe po dënohet ndonjë grupim i fortë terrorist.

“Demostrim force, terror apo frikë?! – shkruan Tritan Shehu. – Sot është bllokuar gjysma e Tiranës. Bëhet gjyqi i disa qytetarëve të varfër, që iu kundërvunë përshkallëzimit të mizerjes.  Masat policore janë të tilla sikur është arrestuar e po dënohet ndonje grupim i fortë terrorist. Në fakt ky regjim po tregon tiparet e tij të vërteta, arrogancën e panikun. Gjithmonë bashkëjetojnë keto.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?