Rrezik falimentimi i Bankave. Cilat janë 35 kompanitë që kanë 70 miliardë borxhe bankave?

 

Borxhi i disa kompanive private që  kanë shuma marramendëse në borxhe  të pashlyera bankave është bërë shkak që bankat nuk japin asnjë kredi biznesit të mesëm e të vogël, duke bllokuar rritjen e ekonomisë.

Televizioni Klan ka filluar shpërthimin e një bombe me efekte të paparashikueshme: Faktin e 35 kompani të mëdha shqiptare i kanë borxh bankave të vendit pjesën më të madhe të një shume 1 miliard USD. Janë pikërisht kreditë e këqia të këtyre kompanive që kanë ulur kreditimin në vend një nga pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike. Sipas Klan:"Ky fenomen prej vitesh është mbajtur i fshehtë, duke mos u bërë publik as shuma e borxhit të pakthyer por as emri i kompanive të borxhlinjëve, madje në shumë raste këto kompani jo vetëm nuk kanë shlyer borxhet shume milionëshe ndaj bankave por janë favorizuar duke marrë kredi të reja duke e shtuar edhe më shumë  vlerën e stokut të borxhit". Dhe pastaj Klan ka bëtë thirrje për bërjen publike të bizneseve që kanë borxhe maramendëse. "Edhe sot, pavarësisht se Banka Qëndrore nuk e mban të fshehtë shumën prej 70 miliardë lekë të 35 kompanive, sërish emri i tyre nuk bëhet publik.Por a duhet t’i publikojë Banka Qëndrore emrat e kreditorëve të këqinj që mbajnë peng 70 mld lekë të qytetarëve? pyet Klan.

Por edhe publiku e biznesi tjetër pyet: Pse Guvernatori i ri Bankës Shqiptare nuk jep listën e borxhlinjve të këqinjë? Pse i fshehin apo këto " supërbiznesmenë" që janë duke marrë edhe bankat me vete në humnerë, po paguajnë nën dorë dikë në Bankën e Shqipërisë që të mos iu dal emri në publik ? Informacione nga qeveria tregojnë se janë në ankth se mos falimentojnë disa banka private dhe njërëzit humbasin paratë e tyre.

SHKARKO APP